Telegrafi

Përmbajtja e kalorive në alkool: Etiketat janë të nevojshme

Alkooli duhet ta ketë një etiketë për përmbajtje të kalorive, për ta reduktuar trashjen, sipas mjekëve të shëndetit publik.

Mjekët paralajmërojnë se një gotë e madhe me verë mund të përmbajë rreth 200 kalori – njëjtë si një petull.

Ushqimi tashmë vjen me informacionet për kalori, por alkooli është i përjashtuar nga ligjet e etiketimit të ushqimit të BE-së. Dhe Komisioni Evropian po shqyrton nëse pijet duhet të mbajnë informacion të tillë.

Grupi Portman, i cili i përfaqëson prodhuesit e pijeve, tha se i mori pasojat shëndetësore të pirjes "shumë seriozisht" dhe ofroi informacione për kaloritë në faqen e internetit Drinkaware.

Në një deklaratë thuhet: "Prodhuesit e pijeve mund ta luajnë një rol kyç në informimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe janë të hapur për diskutime të mëtejshme në lidhje me informacionin për kaloritë.
"Megjithatë, është e rëndësishme që përmbajtja e alkoolit, dhe jo përmbajtja e kalorive, duhet ta informojë në radhë të parë vendim-marrjen e konsumatorit."

"Vetëm një birrë premium përmban në vetvete kalori të mjaftueshme për një vakt të vogël dhe, kur i shtohet vetë ushqimit, e ha një copë të maksimales së lejuar të çdokujt", thotë Tam Fry, nga National Obesity Forum

Jackie Ballard, drejtoreshë ekzekutive e Alcohol Concern, tha: "Shumë më shumë duhet të bëhet për ta rritur ndërgjegjësimin e përmbajtjes dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga alkooli.
"Ju hyni në ndonjë dyqan dhe kaloritë, përmbajtja e yndyrës, sheqeri dhe më shumë janë në anën e pasme të paketave ushqimore dhe ne nuk shohim dot se pse me alkoolin duhet të jetë ndryshe." /Telegrafi/