Një set fotosh fantastike të realizuar në ujërat e kristalta të Grenlandës tregojnë përmasat e pazakonta të ajsbergëve poshtë ujit.
Fotot janë realizuar nga fotografi 35-vjeçar Tobias Friedrich, i cili është zhytur 30 metra nën ujë për të kapur akujt gjigant.
Tobias, nga Niedernhausen, Gjermani, shprehet: “Ishte vërtetë e mahnitshme. Aty poshtë harron që je në -2 gradë Celsius ndërsa je duke fotografuar ato mrekulli të natyrës”.
Fotografi i kapi imazhet mbresëlënëse afër Tasiilaq, kryeqyteti i Grenlandës Lindore, por pranon se është vërtet e rrezikshme të zhytesh kaq thellë, pasi nga moment në moment copa nga akulli gjigant mund të shkëputen duke të zënë poshtë. /gazetashqip/