Telegrafi

Përlotet Tahiri, thotë se nuk e ka ndërmend të bëjë marrëveshje me Ramën

Në mbyllje të emisionit “Opinion”, Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të bëjë marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“S’kam ndërmend dhe as dëshirë të bëj marrëveshje me Ramën dhe me askënd”, ka thënë ish-minsitri i Brendshëm.

Gjatë gjithë emisionit, Tahiri ka theksuar se I intereson e vërteta dhe se është i gatshëm të shkojë deri në qelitë e fundit për të vërtetën.

Më herët, Saimir Tahiri kishte pranuar që raportet e tij me Ramën pas zgjedhjeve ishin ftohur.

Gjatë debatit ai kishte pamje të lodhur, gati-gati të përlotur. Me pauza të gjata dhe fjali të shkurtra dhe zë të shtruar, Tahiri disa herë në intervistën e sotme përmendi familjen – bashkëshorten dhe djalin.