Këngëtarja Shyhrete Behluli është shquar gjithmonë si një ndër këngëtaret më të mira të rrymës popullore.
Ajo është mjaft e angazhuar për këtë fundvit, gjersa nuk u ka thënë jo as shumë intervistave nëpër programe të ndryshme festive.
Së fundmi, Shyhretja ka qenë e ftuar në emisionin festiv “Lemza”, ku ka rrëfyer në një intervistë të gjatë për jetën dhe karrierën e saj.
Në një prej momenteve të rrëfimit, këngëtarja është emocionuar aq shumë sa ka filluar edhe të përlotet.
Nuk dihet ende arsyeja që e dërgoi deri në këtë gjendje këngëtaren, mirëpo në promon e emisionit të publikuar në YouTube, vërehet qartë se ajo ishte shumë e emocionuar. /Telegrafi/