Alex Vinklarek nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, i ishte nënshtruar nxirjes artificiale, që të duket sa më mirë në një garë mes nxitëseve të tifozëve.
Por, 17-vjeçarja u desh të mbyllej ën shtëpi dhe të mos merrte pjesë, sepse ishte përlotur pas aplikimit të tretmanit dhe lotët i lanë shenjat e rrjedhës, transmeton Telegrafi.
“Kur shikon video me qen të vegjël, pasi të kesh bërë nxirje artificiale”, ka shkruar Vinklarek.
Fotografia e postuar në Twitter, është shpërndarë rreth 18 mijë herë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa përdorueset e shfrytëzuan rastin t’i tregojnë edhe rastet e tyre.
“Nuk je e vetmja, që në përpjekje të zbukurohesh je shëmtuar. Deri në garën tjetër, të dërgoj shumë puthje virtuale”, ishte një prej komenteve që grumbulloi më së shumti pëlqime. /Telegrafi/