Në fshatin Svillare e Poshtme të Shkupit, pardje ka pasur zënkë fizike midis anëtarëve të dy familjeve për shkak të një zënke paraprake për toka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton MPB, rastin e kanë denoncuar N.I. (62) dhe Q.I. (24) sipas së cilëve gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:40 kur në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa kanë ndenjur me anëtarët e tjerë të familjes, me automjet motorik kanë ardhur M.J., M.J., B.M., V.R. si edhe dy persona të tjerë. Ata me vete kanë mbajtur shufra, lopata, shufra druri,…, dhe menjëherë kanë filluar t’i godasin të gjithë anëtarët e familjes nëpër kokë dhe trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme, njofton AIM.
Të rrahurit janë transferuar për ndihmë mjekësore në SPSH “8 Shtatori”. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/