Site icon Telegrafi

Përleshje me thikë, një e vdekur

Fqiu i tashmë të ndjerës 64-vjeçare nga Velesi, fillimisht e ka sulmuar verbalisht atë, djalin e saj dhe nusen e djalit, sot në drekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari i ka sulmuar me mjete bujqësie dhe thikë. Sipas Prokurorisë themelore publike të Velesit, të dëmtuarit janë mbyllur në shtëpi.

Mirëpo, kjo nuk ka ndihmuar që zënka të mbyllet me kaq. I dyshuari e ka thyer derën hyrëse dhe i ka sulmuar të tre personat, duke u shkaktuar plagë të rënda. E moshuara është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, për t’u transferuar në Qendrën klinike të Shkupit, ku edhe ka vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version