Tv Koha bën të ditur se mbrëmë në qytetin e Tetovës ka ndodhur një zënkë që ka përfunduar me përdorim të armës së ftohtë – thikë, ku janë përfshirë shtatë persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga përleshja, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda – therrje me thikë, kurse katër të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta. Shkaqet e kësaj zënke ende nuk dihen.
Policia ka kryer hetimet dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit. Personi që i ka sulmuar të lënduarit është arrestuar nga policia./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Hz17j41zmyQ