Telegrafi

Përleshje me thika në një restorant në Xerxë të Rahovecit, tre të lënduar e pesë të arrestuar

Sot rreth orës 03:35 tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë).

Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj thotë për Telegrafin se të njëjtët ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xerxë të Rahovecit.

Elezaj thotë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar”, njofton tutje Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor”./Telegrafi/