Të tjerë shqiptarë janë bërë protagonistë të lajmeve të kronikës së zezë që vijnë nga Italia.
Mediat italiane raportojnë se një grup prej shqiptarësh u përleshën me thika me dy marokenë.
Ngjarja ka ndodhur në Vegevano dhe sipas policisë pjesë e sherrit të egër që u mbyll me dy të plagosur rëndë janë 5 persona.
Dy marokenë të moshës 22 dhe 23 vjeç dhe tre shqiptarë: 28, 23 dhe 22 vjeç, të gjithë me banim në Vigevano.
Sipas policisë, gjithçka nisi pas një sherri mes tyre lidhur që policia i specifikon “arsye sentimentale”.
Shkak duket se ishte një vajzë italiane, e dashura e marokenit 23-vjeçar.
Sherri plasi kur marokeni 23-vjeçar gjeti automjetin e tij të dëmtuar dhe për këtë i drejtoi gishtin e fajtorit shqiptarëve. Ata u përleshen dhe pastaj nxorën thikat.
Nga përplasja u plagos marokeni 22-vjeçar, sipas mjekëve me goditje serioze rrëzë veshit dhe të çara në fytyrë dhe qafë. Kurse shqiptari ka plagë në pjesën e shpatullës. Policia i ka ndaluar dhe ka nisur hetimet. /Panorama/