Pas ndeshjes futbollistike në mes Prishtinës dhe Llapit, sot në kryeqytet ja ndodhur një përleshje mes tifozëve, me ç’rast një person është therur me thikë.
Si pasojë e përleshjes dy persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth ores 19:30, nga QKUK, jemi njoftuar për dy persona të lënduar njëri prej tyre dyshohet të jetë i therur me thikë. Derisa persona po marrin trajtimin mjekësor, njësitet policore janë duke punuar në zbardhjen e këtyre dy rasteve që kanë ndodhë në afërsi të sheshit ‘Nëna Terezë’, ku dyshohet se ka pasë përleshje mes tifozëve pas një ndeshje futbollistike”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/