Ndonëse në video duket qartë shkëmbimi i goditjeve dhe përplasja nga një veturë, policia jozyrtarisht tha se ngjarja është denoncuar në prokurori, por se institucioni nuk ka ndërmarrë asnjë hap pasi aktorët e përleshjes nuk kanë bërë kallëzime penale.
Një nga pjesëmarrësit në përleshjen në rrugën Mediteranska të Budvës futet në një xhip dhe përshkon këmbët e një të riu, i cili ishte i shtrirë në mes të rrugës.
Kjo shihet në videon e siguruar nga vijesti pas një përplasje fizike në qendër të metropolit të turizmit malazez.
Policia ka ndaluar të gjithë pjesëmarrësit në incidentin, të cilit i ka paraprirë një aksident trafiku.
Të rinjtë raportohet se kanë pohuar para inspektorëve se kanë pasur një keqkuptim mes vete, i cili u shndërrua në dhunë. Asnjëri prej tyre nuk donte të bënte kallëzime penale.
Ndryshe, të rinjtë më parë ishin dënuar edhe për kundërvajtje në trafik. /Telegrafi/