Më datë 4 korrik 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Landovicë është duke ndodhur një përleshje në mes disa personave.
Veprimet policore ishin të menjëhershme.
Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të cilët para një lokali kishin ekspozuar një armë të zjarrit.
Personat e dyshuar janë:
TH., i lindur në vitin 1970 dhe
T., i lindur në vitin 2002
Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) pushkë,
2 (dy) fishekë
1 (një) karikator i zbrazët
I dyshuari E.TH., pranon se rreth orës 14:00 të datës 04.07.2021, para lokalit të tyre ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave.
Në afërsi të personave të dyshuar e ka vërejtur babanë e tij ( të dyshuarin N. TH.) dhe me qellim që të pengojnë eskalimin e situatës, nga lokali e merr armën dhe të njëjtën e ekspozon.
I dyshuari N.TH., pranon se arma është e tij.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.