Tre persona janë arrestuar në Prizren pasi që dyshohet se njëri nga të dyshuarit i kishte sulmuar dy të dyshuarit tjerë, dhe gjatë përleshjes dy prej të dyshuarve kishin pësuar lëndime trupore për çka edhe ju është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit të Prizrenit.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/