Një person është plagosur, pasi është therur me thikë në një përleshje, që ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast. /Telegrafi/