Site icon Telegrafi

Përleshje te “Lesna” në Prishtinë, një person plagoset me mjet të mprehtë

Si pasojë e përleshjes në Prishtinë, një person është plagosur.

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave.

Policia njofton se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

Exit mobile version