Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një përleshje më një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në orën 16:30 në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek përleshja në mes të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/