Telegrafi

Përleshje në Parlamentin e Hong Kongut, kryesuese e Komitetit Legjislativ zgjidhet deputetja e afërt me Kinën – aty filloi gjithçka

Një deputete e Parlamentit të Hong Kongut që është për raporte të ngushta me autoritetet qendrore të Kinës, është zgjedhur sot si kryesuese e Komitetit Legjislativ, ku zgjedhja e saj ka nxitur përleshje mes përkrahësve të deputetëve opozitarë që janë për pavarësi nga Pekini.

Kjo pozitë kishte qëndruar pa epror për më shumë se gjashtë muaj, derisa Pekini zyrtar ka akuzuar zëvendëskryesuesin e Komitetit Legjislativ se qëllimshëm kishte shtyrë zgjedhjen e kryesuesit të ri, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky zëvendëskryesues është ndërruar nga posti duke iu dhënë një deputeti tjetër, kurse deputetja Steri Lee sot është zgjedhur kryesuese e Komitetit Legjislativ edhe pse ka pasur grindje dhe përleshje, ku si pasojë një deputetet është lënduar dhe ka mbetur i shtrirë në dyshemenë e sallës së Kuvendit.

Nga seanca e sotme janë nxjerrë nga salla deputetët opozitarë, prodemokratët që kishin hyrë brenda me transparentë me mbishkrime “Keqpërdorimi i pushtetit” si dhe “Kina po shkel Hong Kongun”. /Telegrafi/