Site icon Telegrafi

Përleshje në Paris, katër policë të lënduar

Së paku katër policë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen sot në Paris mes protestuesve dhe policisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës ndaj demonstruesve, të cilët po protestonin në Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 majit.

Protestuesit kanë sulmuar policinë me koktej molotovi, ndërsa policët e lënduar kanë pësuar djegie nga flakët, njofton mediat franceze, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version