Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vrarë pas një përleshje të ndodhur në një burg në veri të Brazilit.
Sekretari lokal i Drejtësisë, Uziel Castro, ka thënë për mediat e huaja se përgjegjës për vdekjet në burgun Penitenciaria Agricola de Monte Cristo, që ndodhet në shtetin e Roraima ishte një bandë narkotrafikantësh.
Ai tha se disa prej trupave u gjetën pa kokë, përcjell tvklan.al. Megjithatë, Castro u shpreh se situata ishte nën kontroll.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur të tjerë vdiqën në një tjetër përleshje në shtetin fqinj.
Kryengritja e së dielës në Manaus, që zgjati 17 orë, ishte një prej më vdekjepruresve në Brazil.
Zyrtarët thanë se policia ka arritur të kapë 40 nga 87 të dënuarit që u arratisën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sjJuGlliFqI