Site icon Telegrafi

Përleshje në një bankë në Kumanovë (Video)

Foto: Ilustrim

Pritjes së gjatë në rradhë për të marrë ndihmën sociale ia pa sherrin një qytetar i komunitetit rom në Kumanovë. Ai e humbi durimin dhe duke ngritur zërin shkon tek sporteli, por intervenon sigurimi duke përdorur forcë për ta nxjerrë jashtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Special.mk, gruaja e tij, e shqetësuar nga ajo gjendje, pas britmave e tentativës për t’i ndihmuar bashkëshortit, alivanoset e bie pa ndjenja në dysheme.

Kjo ngjarje ndodhi në mesditën e së hënës në një bankë në Kumanovë, para syve të shumë qytetarëve, të cilët pritnin në rradhë të gjatë. Në ndihmë të gruas erdhi autoambulanca për ekzaminim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes erdhi edhe policia për të ndërmarrë masat ndaj personelit të sigurimit të bankës për ushtrim të dhunës së tepruar ndaj klientit./Telegrafi/

Exit mobile version