Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks kishin një ndeshje shumë të tensionuar mbrëmjen e të premtës.
Dy ekipet e pjesës së poshtme të tabelave në konferencat e tyre u përballën në një duel ku Bucks hynë si favoritë absolut.
Me epërsinë në 10 pikë për Bucks, ishte Nick Young ai që në një moment u përplas me një lojtar të Bucks duke e shtyrë atë.
Menjëherë reagoi Greg Monroe i Bucks duke goditur Nick Youngun, para se D’Angelo Rusell të hynte në ndihmë të bashklojtarit, për t’u goditur sërish nga Monroe.
Të tre lojtarët u përjashtuan nga loja prej gjyqtarëve dhe takimi vazhdoi normalisht deri në fund ku Bucks shënuan fitore.
Bucks e fituan takimin me 4 pikë epërsi. /Telegrafi/