Telegrafi

Përleshje në ndeshje të NBA, James Ennis grushton gjyqtarin dhe trajnerin kundërshtar në tentim për ta goditur Marvin Williamsin

Kampionati më i mirë i basketbollit në botë, NBA është futur në fazën më interesante të saj, në Play Off.

Përderisa po ka ndeshje spektakolare, nuk mungojnë as përleshjet në disa takime mes basketbollistëve.

Një e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në takimin e Konferencës së Lindjes, mes Orlando Magic dhe Milwaukee Bucks.

Ishte duke u zhvilluar minuta e gjashtë e çerekut të dytë, kur James Ennis dhe Marvin Williams u përleshën mes vete.

Për t’i ndarë dy basketbollistët intervenuan stafet e skuadrave, bashkëlojtarët e tyre por edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Gjithsesi ylli i Magic, James Ennis ka bërë një gabim të madh, pasi në tentim për ta grushtuar Williamsin, e ka grushtuar gabimisht gjyqtarin e ndeshjes si dhe trajnerin mysafir.

Gjyqtarët e ndeshjes pas kësaj ngjarje i përjashtuan dy basketbollistët, por ata i pret edhe dënimi nga NBA.

Vlen të theksohet se në fund Milwaukee Bucks triumfuan në këtë takim me rezultat 121:107 duke kaluar në epërsi 2-1. /Telegrafi/