Telegrafi

Përleshje në Malishevë, dy të lënduar

Policia e Koosvës njofton se në Malishevë është raportuar se pas një konflikti verbal kanë ardhur deri te kanosja dhe përleshja fizike në mes të pesë të dyshuarve.

Sipas raportit policor, si pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/