Në orët e pasdites së sotme, në një autolarje në Gjakovë, pas një përleshjeje të çastit është plagosur një person, ndaj të cilit është përdorur arma me gas.
Sipas zëdhënësit të policisë së Gjakovës, Kris Gjoka, janë arrestuar dy persona të dyshuar të këtij rasti, transmeton Klan Kosova.