Telegrafi

Përleshje ndërmjet një kosovareje dhe një kinezeje në Prizren, shkak sutjenat! (Video)

Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur në Prizren. Një kineze e rrah një femër kosovare për shkak se ajo i kishte vjedhur sutjenat në dyqanin e saj në Prizren.

Në video mund të shikoni kinezen duke iu kapur si “rriqër” kosovares për një palë sutjena. Vajza e cila kishte bërë gjestin e turpshëm në dyqan nuk pranonte që t’i jepte sutjenat pavarësisht se femra kineze këmbëngulte edhe fizikisht për mallin e saj.

Skena si nëpër filma vazhdoi kur kosovarja arriti që të ikë me vrap por shitësja nga Kina e kapi nga mbrapa për flokësh deri në momentin kur ajo i nxori sutjenat nga çanta. /Indeksonline/