Në mediat boshnjake qarkullojnë pamjet e xhiruara para një dyqani në Zenicë, ku një burrë dhe një grua u futën në një zënkë sot për një thes miell.
Gjithçka ndodhi kur një konflikt verbal midis një burri dhe një gruaje kaloi në konfrontim fizik.
Punonjësit e dyqanit filmuan incidentin, dhe një videoja e një zënke për një thes miell tani po qarkullon në internet dhe media, shkruan KP.
Nuk dihet nëse policia mbërriti përfundimisht në vendin e ngjarjes.
Pamje të tilla vijnë kur njerëz jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë po tentojnë të sigurojnë rezerva ushqimore, si pasojë e përhapjes së coronavirusit.
Ndryshe, numri i të prekurve në Bosnjë dhe Hercegovinë ka arritur në 190 ndërsa tre persona kanë vdekur deri më tani. /Telegrafi/