Telegrafi

Përleshje ndërmjet 5 grave në aeroplan, shkaku i zërit të lartë të muzikës (Video)

Një përleshje ndërmjet pesë grave shpërtheu në bordin e një aeroplani të Spirit Airlines, pasi dy gra të dehura ia kishin lëshuar zërin e muzikës shumë, gjë që kishte bezdisur udhëtarët tjerë.

Në bordin e Spirit Flight 141 nga Baltimore, Maryland në Los Angeles, Kaliforni të mërkurën, disa pasagjerë kërkuan nga dy gra për t’ia ndalur zërin muzikës, por ato refuzuan, transmeton Telegrafi.

“Për të provokuar pasagjerët tjerë, ato e kishin ngritur lartë pajisjen muzikore dhe e kishin tundur atë”, ka bërë të ditur Paul Berry, zëdhënës i Spirit Airlines. /Telegrafi/

Soon As The Plane Landed…..The Drama Started…!! #LATrip #DrunkFlightLeadToFight @emdot13 @jazz_jolly @clarkkentmarley

A video posted by GREENLIGHT ENTERTAINMENT (@greenlight.entertainment) on