Telegrafi

Përleshje midis policisë dhe protestuesve për pronat në Orikum

Media njoftoi për përleshje midis policisë dhe protestuesve, banorë të fshatrave Orikum dhe Dukat, që kanë filluar që herët në mëngjes protestën për kthimin e pronave.

Banorët janë përpjekur të bllokojnë urën e Izvorit dhe kanë goditur me gurë forcat e rendit, duke plagosur disa prej tyre, bëri të ditur TV Ora News.

Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar në komisariat dhjetëra banorë, por situata mbetet e tensionuar. /Telegrafi/