Telegrafi

Përleshje ‘mesjetare’ në qendër tregtare (Video)

Vizitat në qendra tregtare mund të jenë të lodhshme dhe argëtuese në të njëjtën kohë, por këta blerës në Kinë, kanë parë një skenë që nuk kishte ndodhur më herët.

Sigurimi janë penguar të ngjiten në ballkon përmes shkallëve, pasi tërë kohës iu hidhnin sipër vazo me lule, transmeton Telegrafi.

“Sikur në betejat mesjetare, kur ushtarëve iu hidhnin gjësende teksa përpiqeshin të ngjiteshin në kështjella”, është përshkruar rasti i pazakontë.

Nuk bëhen të ditura motivet e përleshjes, apo dëmet që shkaktuan blerësit e rebeluar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar rëndë. /Telegrafi/