Përleshje mes tifozëve në një restorant në qendër të Sevillas, mes tifozëve vendas dhe atyre të Juventusit.
Një grup tifozësh, rreth 40 persona, ka sulmuar tifozët e Juventusit që ndodheshin në një tavernë.
Ka pasur momente tensioni dhe frike, me disa persona që kanë mbetur të plagosur. Më rëndë mes të plagosurve është një spanjoll 28-vjeçar, i goditur me thikë. Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë të Juventusit, ndërsa pas incidentit të djeshëm, priten edhe raste të tjera dhune. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iSMPyZrW_-M