Telegrafi

Përleshje mes tifozëve të Arsenalit në Emirates gjatë takimit ndaj Cityt (Video)

Arsenali barazoi ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-2 në Ligën Premier.

Por, pas takimit është publikuar një video ku shikohet një grup tifozësh të Arsenalit teksa përlesheshin në stadiumin Emirates.

Koha kur ky incident ndodhi ishte momenti kur City ishte duke fituar me rezultat 2-1.

Por, ende nuk dihet nëse te e gjitha kjo ka quar protestat e shumta drejt Arsene Wenger, që po vazhdojnë ndeshje pas ndeshje brenda dhe jashtë stadiumit.

Në këtë aspekt tifozët vazhdojnë të jenë të ndarë në dy pjesë, ata që duan që francezi të qëndrojë dhe ata që Wenger të largohet dhe kjo mund të ketë qenë shkas i fillimit të përleshjes.

Fatmirësisht gjithçka mbaroi shpejt pas ndërhyrjes së tifozëve tjerë, ndërsa më poshtë keni video. /Telegrafi/