Telegrafi

Përleshje mes të ftuarve në emision, fitueses së lotarisë i hidhet një gotë me ujë (Video)

Adrian McCallum që është mundës profesionist dhe Jane Park, që është fituesja më e re e lotarisë në Britani të Madhe, ishin të ftuar në një emision televiziv.

Por, ata nisën të përleshen, pasi nuk pajtoheshin në shumë raste, derisa të dy u ngritën në këmbë dhe po shkëmbenin fjalë të ashpra, transmeton Telegrafi.

Për një moment, situata ka eskaluar dhe mundësi ia zbrazi asaj një gotë me ujë në fytyrë, sepse nuk mundi ta kontrollonte veten.

Veprimi i tij ka pasur komente negative nga shikuesit, që e kanë konsideruar si të parespektuar dhe shumë të dhunshëm. /Telegrafi/