Mosmarrëveshja në mes dy shqiptarëve në Itali ka degjeneruar në dhunë të ashpër dhe gjuajtje me armë.
Mbrëmjet mes 28 dhe 29 gusht në 28 dhe 29 në Piane di Falerone (Fermo), dy shqiptarë janë përfshirë në një përleshje të rëndë.
Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga karabinierët, njëri shqiptar e kishte goditur me shkop bashkëkombësin e tij 40 vjeçar, i cili më pas kishte nxjerrë pistoletën duke plagosur në këmbë “dhunuesin” e tij.
Urgjenca ka ardhur menjëherë duke dërguar në spital dy shqiptarët, ku njëri ka disa lëndime të lehta ndërsa i plagosuri me armë ka lëndime më serioze por jashtë rrezikut për jetë.
Hetimet e karabinierëve do të vazhdojnë, të cilët gjithashtu do të marrin pamjet e disa kamerave në zonën e përleshjes./Telegrafi/