Policia në Hong Kong është përleshur me protestuesit, të cilët po shënojnë përvjetorin e dorëzimit të tij nga Mbretëria e Bashkuar në sundimin kinez.
Të hënën në mëngjes, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të mbajtur protestuesit jashtë një vendi ku po organizonte ceremoninë vjetore të ngritjes së flamurit.
Protesta të mëdha janë mbajtur javëve të fundit lidhur një projektligj të ekstradimit, i cili do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në Kinë për gjykim.
Qeveria ka rënë dakord të pezullojë atë për një kohë të pacaktuar, por tubimet po vazhdojnë.
Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, po ballafaqohet me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e saj.
Protestuesit po kërkojnë një tërheqje të plotë të projektligjit për ekstradim, heqjen e fjalës “trazira” për të përshkruar protesta të mëdha më 12 qershor, lirimin e të gjithë aktivistëve të ndaluar dhe hetimet për dhunë policore.