Telegrafi

Përleshje mes nxënësve afër shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë – njëri theret me mjet të mprehtë

Një përleshje fizike ka ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Shkollës së Mesme Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku ishin përfshirë disa nxënës dhe persona që besohet se kanë qenë të moshës madhore.

Gjatë përleshjes një nxënës ka mbetur i plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Për këtë, drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla, ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar në polici. Por, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në lidhje me rastin

RTV Dukagjini ka siguruar pamjet e përleshjes, ku disa persona shihen duke përdorur dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. /Dukagjini/