Telegrafi

Përleshje mes dy pushuesve nga Kosova në Shëngjin, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një pushues nga Kosova mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

I plagosuri, i identifikuar si Selim Bllaca, 59-vjeç, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ai raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar Hazir Berisha 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Selim Bllaca 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj“.

TvKlan ka sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, pamjet mund t’i shihni KËTU