Site icon Telegrafi

Përleshje mes dy personave në Vlorë, plagoset shtetasi i huaj

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së mërkurës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga sherri ka mbetur i lënduar një shtetas i huaj, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet shkaku i sherrit, por mësohet se dy personat janë zënë në bulevardin kryesor të qytetit.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkakun e sherrit. /Telegrafi/

Exit mobile version