Telegrafi

Përleshje mes dy familjeve, vritet një person në Leposaviq

Sipas burimeve të Kosovapress-it, të shtënave në Leposaviq u ka prirë një përleshje e mëhershme në mes të gjashtë personave nga familja Kostic dhe Kostovic, për shkak të një parcele dhe vendit ku do të vendosej një kioskë.

“Babai dhe dy bijtë e familjes Kostovic kanë sulmuar familjen Kostic ku njëri nga anëtarët e kësaj familje është vrarë me armë zjarri”, kanë thënë burimet.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe policia në Mitrovicë.

Zëdhënësi i saj, Besim Hoti, ka thënë se mbrëmë në Leposaviq ka pasur përleshje masive mes dy grupeve të personave, me ç’rast si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri një person ka humbur jetën. Sipas tij, hetimet rreth këtij rasti janë në proces. /Telegrafi/