Një përleshje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në mes të disa asamblistëve në komunën e Skenderajt.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala.
Shala ka thënë se përleshje ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Skenderaj mes asamblistëve.
Shala tregoi se një asamblistë i Iniciativa Qytetare, ka tentuar të sulmojë me thikë dy asamblistë të PDK-së.
“Një i përfaqësues i ‘Iniciativa qytetare’ ka tentuar të sulmojë me thikë dhe i ka sharë dy asamblistë të PDK-së. Ka pas kacafytje në mes të asamblistëve. S’ka pasur të lënduar se sigurimi i komunës ka ndërhyrë menjëherë”, ka thënë Shala.
Edhe zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mahmeti tha se në stacionin policorë janë dy asamblistë nga komuna e Skenderajt të cilët janë duke pritur për të dhënë deklaratë për këtë rast.
“ Në stacion e policisë kanë ardhur dy asamblistë. Policia është duke u marr me rastin. Për informata të mëtutjeshme do të informoheni”, ka thënë Mehmeti për Telegrafin.