Telegrafi

Përleshje masive në një restorant në Londër, shtatë të lënduar (Video)

Shtatë persona janë lënduar gjatë një përleshje në një restorant në Londër.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme tregojnë një përleshje të tmerrshme brenda Dawat, një restorant në Broadway, në Southall, dje në mëngjes.

Në këtë kaos të krijuar, një numër njerëzish mund të shihen duke u përballur me njëri-tjetrin duke hedhur karrige dhe duke goditur njëri-tjetrin.

Ndërsa në disa pamje të tjera thuhet se një burrë shihet i shtrirë në rrugën jashtë restorantit, i mbuluar me gjak.

Policia u thirr në Broadway menjëherë pas orës 11 dhe gjeti një burrë në të 20-at e tij me një lëndim të rëndë, i cili u dërgua në spital.

Mjekët kanë bërë të ditur se shtatë persona u trajtuan për lëndime me tre nga ata që u dërguan në spital. /Telegrafi/