Policia e Kosovës bën të ditur se pesë persona janë përfshirë në një rrahje në mes veti.
Rasti ka ndodhur në Grabanicë të Klinës, të shtunës në 23:15. P
Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka janë dërguar në tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar. Njëri më pas është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/