Telegrafi

Përleshje masive në aeroportin e Chicagos

Një përleshje e madhe që përfshiu shumë njerëz shpërtheu gjatë marrjes së bagazheve brenda Aeroportit Ndërkombëtar O’Hare të Chicagos, sipas një videoje publikuar në rrjetet sociale.

Dy persona u arrestuan pas përleshjes në të cilën udhëtarët u panë duke u goditur me grushte, tërhequr flokët dhe u rrotulluar në dysheme në një zonë pranë një karuseli për marrjen e bagazheve, sipas pamjeve të postuara në Twitter.

Përleshja masive u nxit nga një debat mes pasagjerëve që po zbrisnin, raporton nypost.

https://twitter.com/CPD1617Scanner/status/1661045914008539141

Policia arrestoi Christopher Hampton, 18 vjeç dhe Tembra Hicks, 20, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht një grua 24-vjeçare.

Policia ka nisur tashmë hetimet dhe të arrestuarit po përballen me aktkuaza të ndryshme.

Të paktën tre persona u përpoqën të ndanin pasagjerët që grindeshin, ndërsa të tjerët jashtë kamerave bërtisnin “Stop” dhe bërtisnin për siguri. /Telegrafi/