Telegrafi

Përleshje masive e nepalezëve në Zagreb

Policia kroate ka marrë një njoftim se në qendër të qytetit të Zagrebit ka ndodhur një përleshje masive mes disa shtetasve nepalez, ndërsa pamjet janë shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të marra nga Telegrami kroat, ngjarja ka ndodhur për shkak të një akuze për tentativë përdhunimi të denoncuar nga një shtetase nepaleze ndaj bashkatdhetares së saj.

I akuzuari dhe ajo ishin në një lidhje, por një grup nepalezësh pasi dëgjuan akuzat e sulmuan fizikisht atë.

“Në rrugën “Draskoviçeva” kemi arrestuar disa shtetas nepalezë për shkak të një përleshje. Meqë personat nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrat e punonjësve të policisë, ndaj tyre janë përdorur masa shtrënguese”, tha Ministria e Brendshme e Kroacisë.

Ata shtuan se menjëherë pas përleshjes, një shtetase 29-vjeçare nga Nepali ka hyrë në ambientet zyrtare dhe ka bërë kallëzim penal ndaj 42-vjeçarit për veprën penale të përdhunimit në tentativë.

“Qytetari i Nepalit, i cili është i lidhur me veprën penale, është nën mbikëqyrjen e policisë dhe do të vijojnë hetime të mëtejshme penale, pas së cilës do të dërgohet në paraburgim”, njoftoi policia. /Telegrafi/