Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Gjegjësisht, në njërin nga autobusët e NQP-së, ka pasur një konfrontim fizik mes një grupi të madh personash, dyshohet se kanë qenë nxënës.
Ekipet e policisë kanë dalë menjëherë në terren.
Disa persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje.
Pritet që sot MPB të jep detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje./Telegrafi/