Një përleshje fizike ka ndodhur të enjten mbrëma në në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, bën të ditur policia.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se përleshja ka ndodhur në konviktin numër 3 dhe 4.
Krasniqi ka thënë se në përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.
“Rreth ka ndodhur rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thënë ai.
Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.
Deri me tani në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, edhe 50 vende të lira, ndërkaq për momentin asnjë i karantinuar nuk ka simptoma të coronavirusit. /Telegrafi/