Site icon Telegrafi

Përleshje fizike mes fqinjëve në Çair

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme një 27-vjeçare ka raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga dy fqinjët e saj. Nga MPB thonë se merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 22.10.2022 në ora 14:25 në Stacionin Policor Bit Pazar, SM (27) nga Shkupi ka raportuar se në ora 14:20, në oborrin e shtëpisë së saj në zonën e Çairit, ajo dhe bashkëshorti i saj B.M. (37) nga Shkupi, pas një grindje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga fqinjët e tyre A.D.(34) dhe T.D.(32) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Exit mobile version