Telegrafi

Përleshje fizike mes disa personave te semaforat në Dardani

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Disa persona janë përfshirë në një rrahje në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Sipas një video-incizimi nga një ngases që ndodhej në vendin e ngjarjes, shihet se 5-6 persona përfshihen në përleshje, mes tyre dy femra.

Incidenti ka ndodhur te semaforat përballë bulevardit “Bill Clinton” në Dardani.

Ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë përleshje fizike.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë për të marrë detaje të ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.