Telegrafi

Përleshje e ashpër midis protestuesve dhe mbështetësve të Trump (Foto/Video)

Gjatë një tubimi në San Jose të Kalifornisë, ka shpërthyer një përleshje e ashpër midis mbështetësve të Donald Trump dhe protestuesve.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin ku protestuesit dhe mbështetësit e Trump gjatë të enjtes shpërthejnë në një përleshje në prezencë të policisë, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si dy grupet në qendër të qyteti San Jose, duke u grushtuar dhe duke hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të njëri tjetrit

Qindra protestues që valëvisnin flamurin meksikan dhe parulla anti-Trump, janë filmuar duke djegur kapelën e Trump dhe të paktën një flamur amerikan. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NeasYWOqL6M