Telegrafi

Përleshje e ashpër mes lojtarëve të Al Nassr dhe Al Ain – Ronaldo në qendër të saj

Cristiano Ronaldo nuk po arrin të fitojë trofe as në sezonin e tij të dytë në Arabinë Saudite, pasi Al Nassr u eliminua nga Liga e Kampionëve e Azisë.

Skuadra arabe nuk arriti t’i bënte ballë Al Ainit, pasi u mposht nëpërmjet penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 4-4 në rezultat të përgjithshëm.

Ylli portugez bëri një huqje shokuese në minutën e 48-të, kur nuk ia doli të fuste topin në portën e zbraztë.

Lexo po ashtu Tifozët nuk po e besojnë huqjen e madhe të Ronaldos – ai dështoi të shënojë nga tre metra

Derisa ndeshja shkoi në vazhdime, Ronaldo ia doli ta shpëtonte skuadrën e tij kur shënoi nga penalltia në minutën e 118-të, për ta dërguar ndeshjen në 11-metërsha.

Aty, vetëm pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi për ekipin e tij, pasi Marcelo Brozvic, Alex Telles dhe Otavio dështuan.

Al Ain shënoi tri penallti dhe kaloi në gjysmëfinale, por që pas ndeshjes shpërtheu një përleshje mes dy ekipeve.

Ronaldo ishte në mes të turmës, por siguria rreth tij ishte në nivel të lartë, pasi aty ishin edhe truprojat. /Telegrafi/